Artikulli gazetës “Sot” për projektligjin e importit të mbetjeve:

Në një artikull të publikuar prej gazetës “Sot”, pretendohet se qeveria ka depozituar për miratim në Kuvend një projektligj me qëllim rilejimin e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Për projektligjin e importit të mbetjeve:

Në përgjigje të pretendimit të ngritur në artikullin e gazetës “Sot” sqarojmë se qeveria nuk ka depozituar asnjë nismë ligjore me qëllim importin e mbetjeve jo të rrezikshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar”, është një nismë personale e deputetëve Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pasi projektligji, i cili është firmosur vetëm nga deputetët nismëtar, gjendet në faqen zyrtare të Kuvendit.
(https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2016/07/PRLIGJ-SHALSI.pdf)

 

Postuar më:2016-07-06