Për procesin e maturës shtetërore:
Pretendimi i ngritur në deklaratën e deputetit Luciano Boci është i pavërtetë pasi prej datës 22 korrik maturantët kanë në dispozicion udhëzimin e ri të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë.
Gjithashtu në përgjigje të shqetësimeve të ngritura prej deputetit të Partisë Demokratike theksojmë se Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka ndërtuar një platformë të re të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Larte, bazuar në risitë që ka parashikuar ligji i ri për arsimin e lartë.
Institucionet e ministrisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e arsimit të lartë për të garantuar një proces sa më të pranueshëm për ta, por edhe për interesat e studentëve. Për këtë arsye janë organizuar edhe ditët e orientimit të karrierës së maturantit, në menyrë që maturantët të njiheshin me të rejat e ligjit dhe me programet e studimit të çdo universiteti shqiptar.
Pavarësisht se ky vit është viti i parë i implementimit të ligjit të ri për arsimin e lartë, Ministria e Arsimit ka realizuar detyrimet e saj ligjore në kohë, për të bërë të mundur një proces pranimesh sa më fleksibël dhe të thjeshtë.