Sali Berisha për dhurimin e makinave tip Toyota prej Qeverisë Japoneze:

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sali Berisha pretendon se qeveria shqiptare ka shpenzuar 3.2 milionë euro për blerjen e makinave luksoze. Sipas tij në vend kanë ardhur 64 makinat e para luksoze Toyota, prej 164 në total, të cilat qeveria i ka blerë për veten e vetë.

Për dhurimin e makinave tip Toyota prej Qeverisë Japoneze:

Pretendimi i ngritur në postimin e Z. Sali Berisha se qeveria shqiptare ka shpenzuar 3.2 milionë euro për blerjen e 164 makinave luksoze Toyota është i pavërtetë.

129 makinat Toyota, dhe jo 164 siç pretendohet në postim, nuk janë blerë nga qeveria shqiptare por janë një dhuratë e Qeverisë Japoneze e mundësuar përmes grantit gjeneroz prej 500 milionë YEN, ose 4.6 milionë dollarë, i miratuar përmes nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe më 29 korrik 2015. Pra qeveria shqiptare nuk shpenzon asnjë qindarkë të taksapaguesve për blerjen e këtyre automjeteve.

Qëllimi i kësaj dhurate është zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë nëpërmjet promovimit të makinave të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Makinat do të shfrytëzohen për përdorim publik në përputhje me nevojat e sektorit publik për mjete transporti.

Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.

 

Postuar më:2016-11-16