BIRN për koncesionin e hemodializës:

Rrjeti i Reporterëve Investigativë të Ballkanit (BIRN) ka publikuar një artikull në të cilin pretendon se Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë kompanisë “Evita” Sh.p.k. koncesionin e hemodializës. Sipas BIRN, kompania përftuese e këtij koncesioni nuk ka eksperiencë të mëparshme në këtë fushë.

Përgjigje për akuzat e BIRN:

Së pari sqarojmë, se ndryshe nga ç’ka BIRN pretendon, fituesi i garës së koncesionit për ofrimin e shërbimit të hemodializës është bashkimi i dy operatorëve ekonomik “Evita” Sh.p.k. dhe “American Hospital” Sh.a.

Gjithashtu ky koncesion nuk i është “dhënë” asnjë kompanie, ashtu siç thuhet në titullin e artikullit, por bashkimi i dy operatorëve ekonomik ka qenë fitues i një procesi të rregullt dhe të zhvilluar sipas procedurave ligjore të prokurimit publik. Në këtë garë kanë marrë pjesë gjashtë kompani, katër nga të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore, financiare dhe teknike të përcaktuara në Dokumentet Standarde të Koncesionit. Dy ofertuesit e kualifikuar pas verifikimit të dokumentacionit ishin “Hygeia” dhe bashkimi i “Evita” Sh.p.k. me “American Hospital” Sh.a..*

Lidhur me pretendimin se kompania “Evita” nuk zotëron eksperiencë për ofrimin e shërbimit të hemodializës, ritheksojmë faktin se ky shërbim i është dhënë një bashkimi operatorësh, ku në një krah qëndron “American Hospital” Sh.a me një eksperiencë disavjeçare në Shqipëri për ofrimin e shërbimit të hemodializës, ndërsa në krahun tjetër “Evita” Sh.p.k.  e cila zotëron një licencë për shërbim mjekësor nefrologjie në Lezhë që nga muaji dhjetor i vitit 2014 dhe një licencë për shërbim mjekësor nefrologjie në Korçë që prej muajit shkurt të vitit 2014. Po ashtu, kjo kompani është përfaqësuesja zyrtare e pajisjeve dhe materialeve mjekësore të nevojshme për ofrimin e shërbimit të dializës.

Ndryshe nga përvoja e zbatuar deri më tani, ku Ministria e Shëndetësisë është detyruar t’i dërgojë të sëmurët në ambientet e institucioneve shëndetësore jopublike për kryerjen e shërbimit të hemodializës, në partneritetin e ri publik-privat është kërkuar që këto shërbime të kryhen brenda territoreve të spitaleve publike. Investitorët privatë do të ngrënë nga e para mjediset ku do të ofrohet shërbimi, do të investojnë në pajisje mjekësore dhe teknologji për këtë shërbim, si dhe do të administrojnë këtë shërbim për një periudhë dhjetëvjeçare. Në fund të periudhës së koncesionit, të gjitha pajisjet në fjalë do të transferohen në pronësi të spitaleve publike.

*Kriteret për këtë garë koncensioni janë si vijon:

1. Cilësia e organizimit teknik/hapësirës/funksionalitetit/personelit 25   
1.a Personeli për çdo qendër 10  
1.b Funksionaliteti i qendrave 15  
2. Ndikimi mjedisor dhe social 20  
3. Çmimi i ofruar për një seancë  30 Pi=Cmin /Ci*pk
4. Riinvestimi në % vetëm në makineri dhe pajisje pas vitit të 6 (gjashtë). 15  Pi=Rii/Rimax*pk
5. Eksperienca në tre vitet e fundit. 10

Pi=Ni/Nmax*pk

 

Pi = Pikët e ofertuesit për kriterin
Pk = Pikët e kriterit
Ni = Eksperienca e ofertuesit në 3 vitet e fundit
Nmax = Eksperienca maksimale e ofruar në 3 vitet e fundit.
Ci = Çmimi i ofertuesit
Cmin = Çmimi më i ulët i ofruar
Rii = Vlera e Riinvestimit e ofertuesit
Ri max = Vlera maksimale e riinvestimit e ofruar.

 

Vlerësimi i Komisionit të Dhënies me Koncesion, bazuar në kriteret e garës:

KRITERET PIKËT Hygeia Evita &
American Hospital
1. Cilësia e organizimit teknik/ hapësirës/ funksionalitetit/personelit 25 25 25
1.a  Personeli për çdo qendër 10 10 10
1.b Funksionaliteti i qendrave 15 15 15
2. Ndikimi mjedisor dhe social 20 20 20
3. Çmimi i ofruar për një seancë 30 30 28.66
4. Riinvestimi në % vetëm në makineri dhe pajisje pas vitit të 6 (gjashtë) 15 15 15
5. Eksperienca në tre vitet e fundit. 10 3.26 10
 TOTALI 100 93.26 98.66

 

Sqarojmë se: Kriteri i përcaktuar në këtë tabelë me titull: “Eksperienca në 3 vitet e fundit” është një kriter që matet me numrin mesatar vjetor të pacientëve të ofruar në tre vitet e fundit.

Postuar më:2015-10-23